Haziri: Ora 22:00, mundësia e fundit për LVV-në, të arrij marrëveshje politike apo te del me propozim të ri

Sot ka dështuar edhe tentativa e 53-të për konstituimin e Kuvendit. Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se sonte do të mbahet sërish seancë duke filluar nga ora 22:00. Kujtojmë se dita e sotme shënon po ashtu afatin e fundit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e këtij instiotucioni. Se çfarë mund të…

Lajme

26/07/2025 17:00

Sot ka dështuar edhe tentativa e 53-të për konstituimin e Kuvendit.

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se sonte do të mbahet sërish seancë duke filluar nga ora 22:00.

Kujtojmë se dita e sotme shënon po ashtu afatin e fundit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e këtij instiotucioni.

Se çfarë mund të ndodhë sonte në seancën e orës 22:00 dhe a mund të kemi zhvillime të reja, ka folur për “Gazeta Blic” nënkryetari i LDK-së njëherësh deputet i këtij subjekti politik, Lutfi Haziri.

Haziri tha se është mundësia e fundit që Lëvizja Vetëvendosje ta shfrytëzoj të drejtën e arritjes së marrëveshjes politike apo te del me propozim të ri.

Nëse nuk ndodh kështu atëherë, Haziri, tha se vendimet politike po i vendos Gjykata Kushtetuese.

“Mundësi e fundit që VV-ja përveç propzimit të kandidates ta shfrytëzoj të drejtën e arritjes së marrëveshjes politike apo te del me propozim të ri.
Nëse jo ateherë vendimet politike po i vendos Gjykata Kushtetuse ku të gjithe dalin nga e drejta e fituar. Të gjithë nenkupton edhe partit politike por edhe vetë deputetet” tha shkurt Haziri.

Partia e cila ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, vazhdon të insistojë në kandidaturën e Albulena Haxhiut, kandidaturë e cila nuk po arrin t’i marrë votat e nevojshme.

Partitë ish-opozitare kanë deklaruar se nuk votojnë postin e kryetarit të Kuvendit asnjë nga ish-anëtarët e Qeverisë Kurti.

Ora 22:00 shënon edhe tentativën e 54-të me radhë për konstituimine  Kuvendit të Kosovës.