Haziri: Nuk pash shumicë politike, ishin larg numrit 60

Para mediave pas dështimit të seancës për formimin e qeverisë, u deklarua edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. Haziri, tha se sot u dëshmua se partia fituese nuk ka një shumicë politike e madje ishin larg numrit 60. “Unë nuk po shoh që ka shumicë politike edhe sot e kanë pas mundësinë me dëshmu nuk…

Lajme

26/10/2025 12:39

Para mediave pas dështimit të seancës për formimin e qeverisë, u deklarua edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri, tha se sot u dëshmua se partia fituese nuk ka një shumicë politike e madje ishin larg numrit 60.

“Unë nuk po shoh që ka shumicë politike edhe sot e kanë pas mundësinë me dëshmu nuk ma dëshmuan dhe nuk m’kanë bind ish dashtë me bind deputetin nuk kanë arrit me bind askënd jo vetëm mu kjo u pa se janë larg 60 votave, nuk është vetëm buxheti janë edhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë krejt lidhje financiare tani edhe plani i rritjes për BE, janë edhe sanksionet etj. që janë probleme serioze por ai është format tjetër, me qeveri teknike është problem kjo ka qenë arsyeja pse z.Abdixhiku, kishte propozuar qeveri kalimtare apo të unitetit”, ka thënë Haziri. /Lajmi.net