Haziri-Kurtit: Besimi i mërgimtarëve ka me t’u kthy në mosbesim, s’kanë me ta falë
Ish-rkryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, duke kritikuar në masë të madhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ai ka thënë se Kurti po e godet e ofendon diasporën duke i quajtur analfabetë funksionalë. “Në vitet 60-ta gjyshërit e baballarët tanë migruan si punëtorë krahu e asistentë për…

Lajme
Ish-rkryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, duke kritikuar në masë të madhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Ai ka thënë se Kurti po e godet e ofendon diasporën duke i quajtur analfabetë funksionalë.
“Në vitet 60-ta gjyshërit e baballarët tanë migruan si punëtorë krahu e asistentë për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike e politike si pasojë e regjimit të kohës, por nga gjenerata e dytë, e veçanërisht ajo e tretë, dolën mjekë, inxhinierë, profesorë, biznesmenë e zanatli tepër të suksesshëm, të cilët sot na bëjnë krenarë me arritjet e tyre.”, shkruan Haziri.
Më tutje ai është shprehur se qytetarët që po ikin nga Kosova po ikin nga regjimi i Kurtit dhe ka shtuar se besimi i shumicës së mërgimtarëve do t’i kthehet në mosbesim.
“S’kanë me ta falë!”, përfundon Haziri.
Ky është postimi i tij i plotë:
Diaspora që tash e 60 vjet e mban gjallë këtë vend, e 23 vjet pas luftës e ruan paqen sociale, kurrkush nuk e ka goditur e ofenduar në këtë masë sa Albin Kurti. Me i quajt ‘alalfabetë funksionalë’ mërgatën tonë, është poshtërimi e lëndimi më i madh që ua ka bërë dikush ndonjëherë.
Në vitet 60-ta gjyshërit e baballarët tanë migruan si punëtorë krahu e asistentë për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike e politike si pasojë e regjimit të kohës, por nga gjenerata e dytë, e veçanërisht ajo e tretë, dolën mjekë, inxhinierë, profesorë, biznesmenë e zanatli tepër të suksesshëm, të cilët sot na bëjnë krenarë me arritjet e tyre.
Bashkatdhetarët tanë janë heronjtë e gjallë edhe të ditëve të sotme. Falënderim deri në përulje gjyshërve, baballarëve, vëllezërve, motrave, nipave e mbesave tona, të cilët nuk e harruan kurrë vendlindjen e prejardhjen. Ata një pjesë bukur të mirë të kuletës së tyre vazhdojnë ta ndajnë edhe sot për këtë vend.
E këta që po ikin sot, po ikin prej teje, prej regjimin tënd që po administron me Kosovën. Kosovarët këtu e kudo në botë, kanë me të mbajt në mend si politikan që s’ka ekip e që nuk di me qeveris, por që i di veç dy gjëra: me i blloku proceset e me i lëndu njerëzit.
Për Kurtin e kam një mesazh: besimi i shumicës së bashkatdhetarëve ka me t’u kthy me mosbesim shumë shpejt. S’kanë me ta falë!. /Lajmi.net/