Haziri drejtuar VV-së: Thanë se veç me ta do të vij “Era shtet”, por, po kundërmon erë hajnie

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se dikur VV’ja, tashmë parti në pushtet, thoshte se veç me ta do të vij ‘Era shtet’, por që sipas tij, po kundërmon erë hajnie. “‘Era shtet’ – Kur të vidhet drita, buka e kripa“, e filloj ai kështu postimin e tij. Ai tutje tha se Qeveria nuk e…

Lajme

28/09/2024 21:59

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se dikur VV’ja, tashmë parti në pushtet, thoshte se veç me ta do të vij ‘Era shtet’, por që sipas tij, po kundërmon erë hajnie.

“‘Era shtet’ – Kur të vidhet drita, buka e kripa“, e filloj ai kështu postimin e tij.

Ai tutje tha se Qeveria nuk e pranoi marrëveshjen e Uashingtonit, e cila ndalonte lobimin e Serbisë për tërheqje njohjesh të Kosovës, por e pranuan sipas tij atë të Ohrit.

“Serbia ka punuar shumë në ofensivë diplomatike në disa shtete të oqeanit pacifik dhe nëpër skaje të botës për të tërhequr njohjet e Kosovës. Marrëveshjen e Uashingtonit, e cila e ndalonte fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve, Qeveria Kurti nuk e zbatoi, por na e sollën marrëveshjen e Ohrit Kurti-Vuçiq. Tashmë s’ka nevojë të parandalohet Serbia në atë fushatë, sepse punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij”, tha Haziri.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo qeveri përmes GEN’it serb po vjedhin rezervat shtetërore.

“Çka me pritë prej tyre që shesin energji përmes GEN-it serb, vjedhin rezervat shtetërore e së fundmi, tentojnë me vjedhë edhe pasulin e FSK-së?!“, shtoi ai përcjell lajmi.net

Sipas tij, ata që dikur e kundërshtuam Republikën e 17 shkurtit, sot po e udhëheqin në izolim deri në falimentim.

“A po kuptoni, dritën, bukën e kripën po na e vjedhin. Maxhen e popullit. Kjo hajni ka emër se njëmend nuk do ndodhur deri sot. Nuk do t’ia falin sepse e propagandonin të kundërtën në kohën e mbledhjes së votave, praptonin realitete se veç me ta do të vie ‘era shtet’. Por, po kundërmon erë hajnie! Po e ritheksoj, ata që e kundërshtuan e s’e deshën Republikën e 17 shkurtit, sot po e udhëheqin në izolim deri në falimentim”, shkroi Haziri./Lajmi.net