Hazard te Real Madrid, sot dita vendimtare

Sot (e enjte) është dita kryesore për nënshkrimin e Eden Hazard.

Sport

30/05/2019 11:18

Burimet e medieve në Spanjë mësojnë se Real Madrid sot (e enjte) do të bëjë një ofertë drejt Chelsea për Eden Hazard, që beson se ajo do të jetë e fundit, përcjell ‘lajmi.net’.

Hazard të mërkurën në mbrëmje ka fituar Ligën e Evropës me Chelsean, duke e mundur 4:1 Arsenalin në finale.

Lojtari pas ndeshjes konfirmoi se do të largohet nga Chelsea, pas shtatë vitesh qëndrim.

28 vjeçari nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij të madhe për të veshur fanellën e Real Madridit, dhe ky operacion sot do të ketë ditën vendimtare./Lajmi.net/