Hazard pyetet nga tifozët për të ardhmen, kjo është përgjigja e tij
Ylli i Chelseat, Eden Hazard është emri më i lakuar në muajt e fundit rreth të ardhmes së tij.
Sport
Anësori belg po shijon sezonin më të mirë në Premier Ligë, pasi është lojtari i vetëm në Evropë që ka arritur kuotën e 16 asistimeve, ndërsa ka ndihmuar ekipin edhe me 15 gola.
Por 27-vjeçari gjatë gjithë kohës sa ka qenë pjesë e ‘Bluve’ ka qenë vazhdimisht i lidhur me kalimin te Reali, por që më në fund duket se do të ndodhë, përcjell lajmi.net.
Një video e publikuar nga e përditshmja spanjolle AS tregon se si disa tifozë të Chelseat ndalen makinën përpara Eden Hazardit, të cilin e pyetën për të ardhmen e tij.
Mirëpo, reagimi i tij do t’i dëshpërojë tifozët e Chelseat.
Më poshtë mund ta shihni videon nga ky moment. /Lajmi.net/