Hazard lë të hapur mundësinë për t’u larguar nga Reali: Kur nuk luan, është gjithmonë e vështirë

Eden Hazard mund të jetë në javët e tij të fundit te skuadra e Real Madrid. Ylli belg, Eden Hazard po bëhet gati për aventurën në Kupën e Botës, por pas Kampionatit, ai mund të ndryshojë skuadër. Vet lojtari ka komentuar situatën e tij së fundmi, duke thënë se pas Botërorit situata mund të ndryshojë.…

Sport

14/11/2022 18:20

Eden Hazard mund të jetë në javët e tij të fundit te skuadra e Real Madrid.

Ylli belg, Eden Hazard po bëhet gati për aventurën në Kupën e Botës, por pas Kampionatit, ai mund të ndryshojë skuadër.

Vet lojtari ka komentuar situatën e tij së fundmi, duke thënë se pas Botërorit situata mund të ndryshojë.

“Unë nuk dua të largohem nga Real Madrid, por ndoshta situata do të ndryshojë pas Kupës së Botës”, ka thënë Hazard, përcjell lajmi.net.

“Kur nuk luan, është gjithmonë e vështirë”, shtoi lojtari.

Hazard nuk arriti kurrë të përmbushte pritshmëritë për të te Real Madrid, pasi prej transferimit nga Chelsea ai u përballë me lëndime të shumta. /Lajmi.net/