Hazard ka frikë se kalimi te Reali nuk mund të realizohet për këtë arsye

9:33 | 15 Maj 2019

Eden Hazard ka frikë se ndalimi i transferimeve për Chelsean do ta dëmtonte ëndrrën e tij për të kaluar te Reali.

Klubi londinez ka marrë një dënim nga FIFA për mos transferimin e lojtarëve për dy merkatot e ardhshme, për shkak të disa transferimeve të lojtarëve minoren.

Megjithëse Chelsea planifikon të apelojë ndalimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), ylli belg ka frikë se do të ketë një politikë pa shitje në Stamford Bridge këtë verë, transmeton lajmi.net.

Dhe, sipas The Sun, Chelsea po konsideron edhe mbajtjen e Hazardit për vitin e fundit të kontratës së tij dhe duke e lejuar atë të largohet si transferim i lirë vitin e ardhshëm.

28-vjeçari ka qenë i lidhur vazhdimisht me një kalim te Reali, duke mos e fshehur edhe ëndrrën për ta veshur fanellën e bardhë.

Trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane e sheh Hazardin si një nga lojtarët më të nevojshëm për revolucionin e tij te gjiganti spanjoll. /Lajmi.net/