Hazard ‘feston’ kualifikimin e Chelsea, kritikohet pas gjestit në përfundimin e ndeshjes

Chelsea është kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi ka mundur Real Madridin 3-1 me rezultat të përgjithshëm.

Sport

05/05/2021 23:12

Në këtë ndeshje, Thomas Tuchel tregoi strategji më të mira sesa homologu i tij Zinedine Zidane dhe kësisoj arriti kualifikimin tutje, raporton lajmi.net.

Megjithatë, në përfundimin e ndeshjes Eden Hazard është parë shumë i buzëqeshur duke ‘festuar’ me ish-skuadrën e tij.

Belgu ka përshëndetur ish-shokët e skuadrës dhe është kritikuar nga shumë tifozë për këtë veprim./Lajmi.net/

Image