“Hazard është pak i trishtuar”
Thibaut Courtois pranon se Eden Hazard është pak i dëshpëruar, pas largimit nga skuadra shkaku i lëndimit.
Sport
Ylli i Kombëtares së Belgjikës mungoi të mërkurën në ndeshjen që skuadra e Zinedine Zidane mposhti 1:0 Real Valladolidin në La Liga.
Hazard ende nuk është paraqitur këtë sezon për Los Blancos, ndërsa shkaku i lëndimeve ka shënuar vetëm një gol sezonin e kaluar për fanellën e bardhë, që pas transferimit nga Chelsea.
“Hazard është pak i trishtuar, ai po stërvitej shumë mirë, është një pengesë e vogël. Nuk është kyçi i këmbës”, ka deklaruar Courtois, përcjell lajmi.net.
“Shpresoj që ai të kthehet së shpejti. Hazard mezi priste të luante përsëri”./Lajmi.net/