Hazard befason të gjithë me vendimin e fundit, e do rikthimin te Chelsea

Real Madrid në afatin kalimtar veror do dëgjojë oferta për sulmuesin Eden Hazard.

Sport

24/05/2021 16:10

Belgu u transferua te “Los Blancos” për dy vite, mirëpo assesi nuk ia doli të gjejë formën e duhur shkaku i lëndimeve afatgjatë, transmeton lajmi.net.

Sipas Sky Sports, meqenëse Superliga Evropiane dështoi, “Los Blancos” duan t’i rrisin fondet për nënshkrimin me Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Pos kësaj, Reali do dëgjojë ofertat edhe për dyshen Gareth Bale dhe Luka Jovic.

El Chiringueto ka raportuar gjithashtu se 30-vjeçari dëshiron të rikthehet te Chelsea.

Hazard kushtoi plotë 150 milionë euro, ndërsa Reali do konsiderojë shitjen nën 100 milionë euro.

Thuhet se presidenti Florentino Perez do bëjë largime të mëdha në afatin e ardhshëm veror./Lajmi.net/