Haxhiu takon Ambasadorin e Sllovenisë, flasin për shkëmbimin e përvojave institucionale
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu priti sot në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj. Në njoftimin e Kuvendit thuhet se biseda u përqendrua në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, në veçanti në dimensionin parlamentar dhe në mundësitë për të thelluar shkëmbimin e përvojave institucionale. “Kryetarja Haxhiu theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu priti sot në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Në njoftimin e Kuvendit thuhet se biseda u përqendrua në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, në veçanti në dimensionin parlamentar dhe në mundësitë për të thelluar shkëmbimin e përvojave institucionale.
“Kryetarja Haxhiu theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira me Slloveninë dhe vlerësoi mbështetjen e saj të vazhdueshme për konsolidimin demokratik dhe integrimin evropian të Kosovës”, thuhet në njoftim.