Haxhiu takohet me Hiroyasu: Flasin për marrëdhënie Kosovë-Japoni dhe perspektivat e thellimit të bashkëpunimit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar sot të Ngarkuarin me Punë të Japonisë në Kosovë, Tanigaki Hiroyasu. Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, si dhe për perspektivat e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. “Me këtë rast, kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe partneritetin e…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar sot të Ngarkuarin me Punë të Japonisë në Kosovë, Tanigaki Hiroyasu.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, si dhe për perspektivat e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
“Me këtë rast, kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të Japonisë ndaj Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës. /Lajmi.net/