Haxhiu: Seanca mbahet më 2 prill, në fokus marrëveshje ndërkombëtare dhe emërimet në institucione të pavarura
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është duke vazhduar ende, ndërsa ka theksuar se një nga temat më të ndjeshme që po trajtohet lidhet me paralajmërimet për vetëvrasje. Haxhiu njoftoi se Kryesia ka vendosur që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet më 2…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është duke vazhduar ende, ndërsa ka theksuar se një nga temat më të ndjeshme që po trajtohet lidhet me paralajmërimet për vetëvrasje.
Haxhiu njoftoi se Kryesia ka vendosur që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet më 2 prill, në orën 10:00. Sipas saj, në këtë seancë do të shqyrtohen shtatë projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjen për qasjen në arsimin e lartë dhe pranimin për studime në Ballkanin Perëndimor, si dhe amendamentet për programet IPA 2017 dhe 2018.
Ajo bëri të ditur se vlera e përgjithshme e këtyre marrëveshjeve arrin rreth 120 milionë euro, të cilat janë të dedikuara për projekte të rëndësishme për qytetarët e vendit.
Tutje, Haxhiu theksoi se në seancën e 2 prillit pritet edhe votimi për formimin e dy komisioneve që lidhen me emërimet në Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) dhe bordin e Radio Televizioni i Kosovës (RTK).
Ajo nënvizoi se për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit, aktualisht janë rreth 33 pozita të paplotësuara në 34 institucione të pavarura. Sipas saj, gjatë ditëve në vijim do të trajtohen edhe çështje që lidhen me Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK).
Kryetarja e Kuvendit theksoi rëndësinë e këtyre proceseve për funksionalizimin e plotë të institucioneve të pavarura dhe avancimin e agjendës ligjore në vend. /Lajmi.net/