Haxhiu propozon që të ftohen 23 dëshmitarë
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka propozuar që në procesin gjyqësor ndaj saj dhe tre deputetëve të tjerë të kësaj partie, të ftohen 23 dëshmitarë.
Lajme
Ndër ta jedhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj si dhe presidenti Hashim Thaçi, ashtu si edhe Pal Lekaj, Daut Haradinaj, Bali Muharremaj, Time Kadrijaj, Rrustem Berisha, Lahi Brahimaj, Teuta Haxhiu, Ali Berisha, Valdete Bajrami, Fatmir Limaj, Haxhi Shala, Shukrie Bytyqi, Zafir Berisha.
Poashtu në propozimin e Haxhiut në seancën e sotme gjyqësore, ajo ka propozuar që të ftohen edhe Enver Hoti, Shpejtim Bulliqi, Florim Isufi, Glauk Konjufca, Rexhep Selimi, Besa Baftiu, Shqipe Pantina, Visar Ymeri dhe Sali Salihu.
Deputetja e Vetëvendosjes në këtë listë ka përfshirë edhe kryekuvendarin Kadri Veseli, i cili nuk ka dëshmuar ashtu si ishte paraparë në seancën e sotme gjyësore.