Haxhiu: Prokurorët nuk kanë arsye që ta refuzojnë kërkesën e Kurtit për intervistim në zyrën e tij
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot në një konferencë për media ka folur rreth ftesës së Prokurorisë për kryeministrin Albin Kurti që të dëshmoj për rezervat shtetërore. Sipas saj, kjo ftesë e Prokurorisë Speciale është bërë pikërisht në ditën kur VV-ja ka paraqitur listën për deputet e që me këto veprime po mundohen që të…
Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot në një konferencë për media ka folur rreth ftesës së Prokurorisë për kryeministrin Albin Kurti që të dëshmoj për rezervat shtetërore.
Sipas saj, kjo ftesë e Prokurorisë Speciale është bërë pikërisht në ditën kur VV-ja ka paraqitur listën për deputet e që me këto veprime po mundohen që të minojnë punën e qeverisë dhe VV-së.
Sipas saj, kërkesa e kabinetit të qeverisë që Kurti që të intervistohet në zyrën e tij, është e ligjshme dhe se prokurorët nuk kanë arsye që ta refuzojnë atë pasi që kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën.
“Kryeministri Kurti nuk e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për intervistim, përkundrazi kryeministri Kurti ka shprehur gatishmëri që kërkesa e tyre të realizohet. Kabineti i kryeministri i ka propozuar tri data se kur mund të realizohet kjo kërkesë bazuar në agjendën e kryeministrit Kurti, dhe tashmë gjatë kësaj jave kanë mbetur dy data që kabineti i kryeministrit i ka propozuar Prokurorisë Speciale. Nuk ka asnjë arsye që prokurorët që thuhet se janë të interesuar që të marrin dëshminë e kryeministrit Kurti për rezervat shtetërore, të refuzojnë kërkesën e kryeministrit Kurti për ta intervistuar në zyre siç ka kërkuar kryeministri. Kjo nuk është hera e parë që kjo ndodh, ka ndodhur edhe në të kaluarën por nuk duam të flasim. Nuk është diçka e pazakontë, nuk është diçka e paligjshme, prandaj nëse Prokuroria Speciale është e interesuar që ta marrë dëshminë e kryeministrit, lirisht mund t’i përgjigjet kërkesës së kabinetit Kurti. Prokuroria Speciale me këto veprime ka tendencë për ta minuar punën tonë, për ta bllokuar punën tonë, për ta dëmtuar LVV-në dhe qeverinë siç zakonshëm kanë bërë”, tha Haxhiu.