Haxhiu pret në takim Palatovan, i pranon raportet për zgjedhjet lokale dhe parlamentare të 2025-tës

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefen në Detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova. Në këtë takim, Palatova ka dorëzuar Haxhiut, raportin përfundimtar të Misionit të Ekspertëve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, si dhe raportin lidhur me misionin vlerësues për zgjedhjet…

Lajme

20/04/2026 11:42

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefen në Detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.

Në këtë takim, Palatova ka dorëzuar Haxhiut, raportin përfundimtar të Misionit të Ekspertëve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, si dhe raportin lidhur me misionin vlerësues për zgjedhjet komunale të mbajtura në tetor dhe nëntor 2025, me ç’rast theksoi se këto procese zgjedhore ishin dëshmi e pjekurisë demokratike të Kosovës.

Në takim, gjithashtu u diskutua edhe për rrethanat aktuale politike dhe rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve kyçe të shtetit, përfshirë Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

U.D. Presidentja Haxhiu ka siguruar Eva Palatova se gjetjet dhe rekomandimet e paraqitura në raportet vlerësuese do të shqyrtohen me kujdes dhe do të adresohen me përgjegjësi, në funksion të forcimit të mëtejmë të proceseve demokratike në Kosovë.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj standardeve demokratike, sundimit të ligjit dhe rrugës së saj evropiane”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.