Haxhiu pret në takim ambasadorin britanik- diskutohet për zhvillimet e fundit politike dhe ngërçin institucional

U.d. presidentja e vendit, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe situatën institucionale në vend. Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është diskutuar për nevojën e dialogut politik dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për ngërçin…

Lajme

19/08/2026 10:32

U.d. presidentja e vendit, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe situatën institucionale në vend.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është diskutuar për nevojën e dialogut politik dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për ngërçin aktual institucional.

Haxhiu ka theksuar rëndësinë që institucionet e vendit të formohen sa më parë, në përputhje me rendin kushtetues në mënyrë që Kosova të mund të vazhdojë përpara.

Gjatë takimit, Haxhiu ka vlerësuar edhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke e cilësuar atë partner të rëndësishëm./Lajmi.net/