Haxhiu: Po pres se çfarë koalicioni do të jetë ky i Prishtinës, nëse është PDK-LDK konsideroj që ka negociata përtej

Analisti politik Baton Haxhiu ka deklaruar se po pret të shihet se cili do të jetë koalicioni në Prishtinë, pasi sipas tij, ky zhvillim mund të ndikojë drejtpërdrejt në skenën politike të vendit. Në një prononcim, Haxhiu tha se një koalicion mes PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë mund të sinjalizojë negociata që shkojnë përtej nivelit…

Lajme

31/10/2025 21:56

Analisti politik Baton Haxhiu ka deklaruar se po pret të shihet se cili do të jetë koalicioni në Prishtinë, pasi sipas tij, ky zhvillim mund të ndikojë drejtpërdrejt në skenën politike të vendit.

Në një prononcim, Haxhiu tha se një koalicion mes PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë mund të sinjalizojë negociata që shkojnë përtej nivelit lokal.

“Unë po pres se çfarë koalicioni do të jetë ky i Prishtinës. Nëse koalicioni i Prishtinës bëhet mes PDK-së dhe LDK-së, atëherë unë konsideroj që aty ka negociata përtej koalicionit të Prishtinës,” tha Haxhiu.

Ai shtoi se një faktor kyç në zhvillimet e ardhshme politike do të jetë edhe qëndrimi i Listës Serbe, e cila sipas tij, mund të përcaktojë nëse Kosova do të ketë qeveri të re apo do të përballet me krizë të vazhdueshme.

“Duhet gjithmonë ta kemi parasysh, a është Lista Srpska ajo që don që Kosova të ketë qeveri, apo të ketë krizë të vazhdueshme. Nëse ata përcaktohen, kjo është enigma e së ardhmes që mund të jenë dy komponentët kryesore – VV dhe Lista Srpska – që nuk duan që Kosova të ketë qeveri, për arsye të ndryshme: dikush për bllokadë se nuk do ta lëshojë pushtetin, e dikush për të destabilizuar procesin politik,” ka thënë Haxhiu për T7.