Haxhiu për takimin me Hargreaves: Shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Në këtë takim, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës është diskutua lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe për zhvillet aktuale në Kosovë. “Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Në këtë takim, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës është diskutua lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe për zhvillet aktuale në Kosovë.
“Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës veçanërisht në faza të rëndësishme të zhvillimit të saj. Ajo theksoi gjithashtu progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave kyçe. Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren për zgjedhjen në detyrë dhe për efikasitetin e treguar në funksionalizimin e Kuvendit, përfshirë procedimin dhe miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, ata thuhet se shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare./Lajmi.net/