Haxhiu për gjyqtarin Llaban: Kemi bërë kërkesë për shkarkimin e tij, na thanë se ishte “ndërhyrje në pavarësinë e Kushtetueses”
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkruar pasi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën e saj në Gjykatë Kushtetuese, pasi gjyqtar raportues për lëndën ishte caktuar Radomir Llaban, i cili sipas Osmanit përbën rrezik për sigurinë e Kosovës. Haxhiu ka thënë se në vitin 2018, ish-Presidenti Thaçi kishte injoruar thirrjet e VV-së për…

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkruar pasi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën e saj në Gjykatë Kushtetuese, pasi gjyqtar raportues për lëndën ishte caktuar Radomir Llaban, i cili sipas Osmanit përbën rrezik për sigurinë e Kosovës.
Haxhiu ka thënë se në vitin 2018, ish-Presidenti Thaçi kishte injoruar thirrjet e VV-së për të mos e dekreatuar Llaban si gjyqtar të Kushtetueses.
Ajo ka thënë se kur kanë bërë kërkesë për shkarkimin e tij tek ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, kanë thënë se kërkesa e VV-së përbënte “ndërhyrje në pavarësinë e tyre”.
“Kur në vitin 2018, ish-Presidenti Thaçi kishte injoruar thirrjet tona për të mos e dekretuar Radomir Llabanin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të së kaluarës së tij kriminale dhe duke pasur parasysh që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese shkarkohen nga Presidenti por paraprakisht me propozimin e 2/3 të gjyqtarëve të kësaj gjykate dhe jo nga ndonjë organ tjetër, ne i kishim drejtuar një kërkesë zyrtare ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, duke kërkuar fillimin e procedurave për shkarkimin e tij. Megjithatë, në vend që të merrej parasysh kjo kërkesë, ne kishim pranuar një përgjigje zyrtare në të cilën thuhej se kërkesa jonë përbënte “ndërhyrje në pavarësinë e tyre””, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: