​Haxhiu pas dështimit për tu bërë kryekuvendare: Nuk ka qenë problem emri im

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas dështimit të saj për tu zgjedhur kryekuvendare tha se sot u dëshmua se nuk ka qenë problem emri i saj, por “problemi është Lëvizja Vetëvendosje”. Haxhiu pas ndërprerjes së seancës konstituive para gazetarëve u shpreh se sot u dëshmua se partitë opozitare janë bashkë me Listën Serbe.…

Lajme

20/08/2025 13:35

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas dështimit të saj për tu zgjedhur kryekuvendare tha se sot u dëshmua se nuk ka qenë problem emri i saj, por “problemi është Lëvizja Vetëvendosje”.

Haxhiu pas ndërprerjes së seancës konstituive para gazetarëve u shpreh se sot u dëshmua se partitë opozitare janë bashkë me Listën Serbe.

“Nuk ka qenë problem emri im, problemi është me Vetëvendosjen, opozita bashkë me Listën Serbe sepse sot edhe njëherë u dëshmua që PDK, LDK, AAK., Lista Serbe janë bashkë. Pra, ata në vazhdimësi kanë qenë bashkë dhe sot u dëshmua që janë bashkë… Sot u dëshmua se në Kosovë janë dy blloqe blloku i parë është LVV bashkë me partnerët GUXO, Alternativa dhe të tjerët që përfaqësojnë minoritet jo shumicë që e duam zhvillimin… dhe në anën tjetër është blloku që dëshiron ta kthejë Kosovën para 14 shkurtit të vitit 2021 e ku këtu hynë PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe. Prandaj, situata është si kristal, është e qartë dhe e pastër”, tha ai.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu theksoi tha se propozimi i Donika Gërvallës për kryekuvendare nuk ka qenë i rastësishëm.

Ajo theksoi se i përket vetëm LVV-së që të propozojë emrin për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Propozimi i dytë i Vetëvendosjes ishte Donika Gërvalla dhe ne nuk e propozuam vetëm rastësisht. Donika Gërvalla së pari është gruaja e dytë më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe besoj që kjo duhet të këtë rëndësi për të gjithë, sepse janë votat e qytetarëve që kanë përcaktuar këtë rezultat. Është zëvendëskryeministre, …është person jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse me Donikën Gërvalla ne kemi pasur një partneritet të shkëlqyer, një bashkëpunim tepër të mirë që rrallëherë e kemi parë në koalicione. Për ne kjo ka shumë rëndësi, siç e kanë përmendur edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes ne menduam se do të kalojë ky propozim. Mirëpo, ja që opozita assesi nuk dëshiron që të ndryshojë qëndrimin. Besoj që kurdo që ndodhin zgjedhjet e jashtëzakonshme do ta marrin goditjen e qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.

Në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive Lëvizja Vetëvendosje propozoi për kryekunvendare fillimisht Albulena Haxhiun e cila nuk arriti t’i sigurojë votat dhe më pas propozoi Donika Gërvallën e cila po ashtu nuk mori 61 votat për tu zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. E pas këtyre dy dështimeve seanca u ndërpre për të vazhduar të premten me fillim nga ora 11:00./kp