Haxhiu: Nuk mund të thërrasim seancë për Presidentin pa i pasur kandidatët me nga 30 nënshkrime

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu sot para një konference për media, ka folur në lidhje me çështjen e Presidentit. Ajo ka thënë se Kryesia e Kuvendit nuk mund të veproj dhe të thërras seancë pa i pasur 30 nënshkrime për kandidatët. “Pra kërkohet që të jenë dy kandidatë, por lejohet që të jenë…

Lajme

02/03/2026 12:54

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu sot para një konference për media, ka folur në lidhje me çështjen e Presidentit.

Ajo ka thënë se Kryesia e Kuvendit nuk mund të veproj dhe të thërras seancë pa i pasur 30 nënshkrime për kandidatët.

“Pra kërkohet që të jenë dy kandidatë, por lejohet që të jenë edhe tre apo katër kandidatë sepse siç e dini Kuvendi i Republikës së Kosovës i ka 120 deputetë dhe secili kandidat duhet të ketë nga 30 nënshkrime, por një deputet nuk mund të japë nënshkrimin për dy kandidatë. Pra vetëm për një kandidat. Zgjedhja e presidentit pra është një moment i rëndësishëm, prandaj si Kryetar i Kuvendit konsideroj që procesi i zgjedhjes së tij apo saj duhet të reflektojë përgjegjësi, maturi dhe mbi të gjitha frymë bashkëpunimi”, tha ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Haxhiu ka thënë se duhet diskutime të sinqerta dhe jo barrikada sikurse në të kaluarën.

“Kushtetuta dhe aktgjykimi i Gjykatës kërkon 80 vota në kuti për dy raunde. Pra, për raundin e tretë në të dytë ndërsa për raundin janë tri raunde: raundi i parë, i dytë dhe i tretë. Por në raundin e tretë mund t’i kemi vetëm 61 vota për. Pra, ne është e rëndësishme që t’i kalojmë dy raundet e para me nga 80 vota në kuti, ndërsa raundi i fundit apo raundi i tretë mjafton që t’i kemi 61 vota për. Kjo do të thotë se fryma e saj është qartësisht frymë konsensusi. Asnjë palë e vetme nuk mund ta bëjë. Prandaj duhen diskutime të sinqerta, me kërkesa të arsyeshme dhe jo barrikada të së kaluarës. Si Kryetar i Kuvendit, mirëpres diskutimet dhe takimet që kanë nisur ndërmjet partive politike. Mbështes gjithashtu çdo përpjekje serioze për dialog konstruktiv ndërmjet palëve politike, me qëllim gjetjen e një kandidature që bashkon”, tha ajo.

Zvarritja e proceseve apo futja e vendit në një cikël të ri zgjedhor, Haxhiu thotë se do të ishte një kosto e panevojshme politike, por po ashtu edhe institucionale.

“Kemi shumë punë përpara. Qytetarët presin rezultate, reforma, por edhe stabilitet. Zvarritja e proceseve apo futja e vendit në një cikël të ri zgjedhor do të ishte një kosto e panevojshme politike, por po ashtu edhe institucionale. Pra, edhe njëherë që t’i kthehem çështjes: Ne jemi pyetur se pse Kryesia e Kuvendit nuk po procedon me thirrjen e seancës për zgjedhjen e presidentit apo presidentes. Ne si Kryesi e Kuvendit nuk mund të veprojmë për sa kohë nuk kemi nominime, pra kandidatë të cilët i kanë nga 30 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në momentin kur ne do t’i kemi, do të mblidhem”, tha ajo.