Haxhiu në Kuvend: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe krejt në vijë

Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu pas miratimit të dy propozimeve parlamentare të LDK-së dhe PDK-së në seancën e sotme të Kuvendit ka ironizuar duke thënë se puna e vetme që i ka mbetur Kuvendit është zgjedhja e presidentit. “Veç edhe presidenti na ka mbetë edhe…krejt në vijë…a presidentja a mos të bëj ndasi…

Lajme

10/04/2026 12:28

Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu pas miratimit të dy propozimeve parlamentare të LDK-së dhe PDK-së në seancën e sotme të Kuvendit ka ironizuar duke thënë se puna e vetme që i ka mbetur Kuvendit është zgjedhja e presidentit.

“Veç edhe presidenti na ka mbetë edhe…krejt në vijë…a presidentja a mos të bëj ndasi gjinore”, tha Albulena Haxhiu.

Kuvendi miratoi propozimin e PDK-së për Rezolutën për Mbrojtjen e Viktimave të Luftës dhe propozimin për ndërrimin e rendit të ditës nga pika e 9-të në pikën e 6-të për Rezolutën për çmimet e naftës.