Haxhiu mohon ta ketë larguar flamurin dardan nga zyra e Presidentës: Unë nuk merrem me skenografi as me kuadër, por kjo nuk qëndron
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu është deklaruar në lidhje me raportimet se ka hequr flamurin dardan nga zyra e Presidentes. Ajo para mediave ka mohuar se e ka bërë një gjë të tillë. “Kjo nuk qëndron, nuk është e vërtetë. Unë nuk merrem me skenografi as me kuadër, kjo nuk është…
Lajme
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu është deklaruar në lidhje me raportimet se ka hequr flamurin dardan nga zyra e Presidentes.
Ajo para mediave ka mohuar se e ka bërë një gjë të tillë.
“Kjo nuk qëndron, nuk është e vërtetë. Unë nuk merrem me skenografi as me kuadër, kjo nuk është punë e imja dhe nuk mund ta bëj. Është vetëm një lajm i rremë siç po ndodh në vazhdimësi fatkeqësisht kohëve të fundit”, ka thënë Osmani.
Në një video që është publikuar më parë nga vetë Haxhiu ku ka ftuar mërgimtarët që të regjistrohen për të votuar, flamuri dardan nuk është parë në sfond. /Lajmi.net/