Haxhiu mirëpret themelimin e Grupit Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel: Kuvendi do të jetë pjesë e këtij angazhimi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punuës që do të bashkërendojë mbështetjen shtetërore për ish-krerët e UÇK-së në procesin e Apelit. Ajo ka thënë se aktgjykimi i 16 shtatorit ishte i padrejtë dhe i pasaktë, dhe se në këtë fazë është thelbësore që procesi në…

Lajme

14/10/2026 12:18

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punuës që do të bashkërendojë mbështetjen shtetërore për ish-krerët e UÇK-së në procesin e Apelit.

Ajo ka thënë se aktgjykimi i 16 shtatorit ishte i padrejtë dhe i pasaktë, dhe se në këtë fazë është thelbësore që procesi në Apel të mbështetet nga një strategji e përbashkët shtetërore, me angazhim të koordinuar dhe mbështetje të plotë institucionale.

“Kuvendi do të jetë pjesë e këtij angazhimi. Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, do të propozojmë delegimin e një përfaqësuesi të Kryesisë në këtë Grup Punues, në funksion të kontributit institucional për një mbrojtje sa më të mirë në procesin e Apelit. Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare. Kjo e vërtetë do të vazhdojë të thuhet dhe të mbrohet gjithmonë”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/

Postimi i plotë