Haxhiu: Jemi të gatshëm të flasim për datën e zgjedhjeve

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar pas përfundimit të seancës. Haxhiu ndër të tjerash deklaroi se janë të gatshëm që të falsin për datën e zgjedhjeve. “Është e rëndësishme që të konstituohet kuvendi, Vetëvendosje tashmë e ka treguar vullnetin e saj.Ne jemi…

Lajme

25/04/2025 11:43

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar pas përfundimit të seancës.

Haxhiu ndër të tjerash deklaroi se janë të gatshëm që të falsin për datën e zgjedhjeve.

“Është e rëndësishme që të konstituohet kuvendi, Vetëvendosje tashmë e ka treguar vullnetin e saj.Ne jemi të gatshëm që t’i presim partitë politike që të flasim për datën e zgjedhjeve, nëse ata vazhdojnë të bllokojnë konstituimin e kuvendit”, tha Haxhiu, shkruan lajmi.net.

Por ndër të tjerash ajo tha se ku do t’i marrin partitë e tjera 61 vota për nënkryetarët e kuvendit.

“Është e qartë atëherë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, e përmendi Murati dhe Kusar-Lila se rregullorja dhe kushtetua parasheh që duhet të jenë 61 vota për kryetarin e kuvendit, por njësoj vlen edhe për nënkryetarët. Kësisoj nëse ata refuzojnë të votojnë propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë ku do t’i marrin ata votat për nënkryetarët e kuvendit”, shtoi ajo.

Haxhiu theksoi se është e rëndësishme që të reflektojnë.

“Pasi Kushtetuta i jep të drejtën vetëm Vetëvendosjes që të vendosë për kryetarin e kuvendit”.

E pyetur nëse do të tërhiqej nga kandidatura për postin e kryeparlamentares pas dështimit për të katërtën herë sot, ajo tha se “Vetëvendosja e ka qëndrimin e qartë”.

Përfaqësuesit e LVV-së kanë insistuar në kandidaturën e Haxhiut, duke thënë se nuk u takon partive të tjera ta përcaktojnë propozimin e LVV-së.

Edhe në seancën e sotme në tentimin e pestë me radhë Albulena Haxhiu dështoi të zgjidhet kryeparlamentare. Ajo mori sërish vetëm 57 vota për, 46 kundër dhe tri abstenime, katër më pak se minimumi prej 61 votave të nevojshme për t’u emëruar.

Saktësisht 57 vota të pamjaftueshme për t’u zgjedhur si kryekuvendare.

Seanca e radhës pritet të mbahet të dielën në ora 10:00.

E çështjen e zgjedhjeve e ka përmendur sot edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati dhe ai i Listës Guxo- Faton Peci./Lajmi.net/