Haxhiu edhe sot e propozuar nga VV-ja, Gërvalla me kërkesë: Qytetarët të ushtrojnë presion ndaj atyre që e bllokojnë Kuvendin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, ministrja në detyrë Donika Gërvalla tha se emri i kryeparlametnares së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ndryshohet. Kësisoj Gërvalla konfirmoi se Vetëvendosje edhe sot do të hedhë në votim emrin e Albulena Haxhiut për kryekuendare. E pas kësaj, Gërvalla kërkoi që qytetarët të bëjnë presion publik ndaj atyre që e…

Lajme

25/04/2025 09:42

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, ministrja në detyrë Donika Gërvalla tha se emri i kryeparlametnares së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ndryshohet.

Kësisoj Gërvalla konfirmoi se Vetëvendosje edhe sot do të hedhë në votim emrin e Albulena Haxhiut për kryekuendare.

E pas kësaj, Gërvalla kërkoi që qytetarët të bëjnë presion publik ndaj atyre që e bllokojnë Kuvendin.

“Ne kemi thënë që Albulena Haxhiu është kandidatja jonë. Femra më e votuar në vend. Nuk ka asnjë arsye, asnjë grup ta refuzojë. Jo vetëm personalitet i jashtëzakonshëm, por edhe person që ka dëshmuar përkushtimin e saj për këtë vend. Opozita nuk duan ta pranojnë vullnetin e qytetarëve. Dihet kujt i takon kryetari i Kuvendit”,shtoi Gërvalla, transmeton lajmi.net.

Ajo theksoi se “Partia fituese e cakton emrin, edhe votohet kryetari i Kuvendit. Bllokimi i konstituimit të institucioneve, tregon që opozita ende nuk është kthjellur. I bëj thirrje qytetarëve të ushtrojnë presion publik ndaj atyre që bllokojnë Kuvendin”, tha Gërvalla./Lajmi.net/