Haxhiu e ashpër ndaj prokurorëve: Më mirë të rrinë në shtëpi nëse nuk kanë guxim për punë
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim elektoral në ditën e pestë të fushatës zgjedhore, kësaj here në Podujevë. Ministrja e Drejtësisë, njëherësh kandidate për deputete nga kjo parti, Albulena Haxhiu gjatë fjalimit të saj ka përçuar mesazhe ironike për subjektet politike opozitare, por ka pasur edhe një porosi për prokurorinë në lidhje me mbylljen e objekteve…
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim elektoral në ditën e pestë të fushatës zgjedhore, kësaj here në Podujevë.
Ministrja e Drejtësisë, njëherësh kandidate për deputete nga kjo parti, Albulena Haxhiu gjatë fjalimit të saj ka përçuar mesazhe ironike për subjektet politike opozitare, por ka pasur edhe një porosi për prokurorinë në lidhje me mbylljen e objekteve të strukturave paralele sot.
Duke folur për partitë opozitare, ajo tha se opozita nuk e ka seriozisht dhe se nuk i intereson shteti i Kosovës.
Haxhiu gjithashtu kritikoi ashpër prokurorët e Kosovës, që sipas saj, nëse nuk kanë guxim për punë, më mirë të rrinë në shtëpi.
“Të dashur qytetarë të Llapit, e keni lënë opozitën pa gjumë sonte… kë do ta votojë Llapi më 9 shkurt? Kë do ta votojnë qytetarët e Republikës së Kosovës më 9 shkurt? Të dashur qytetarë të Llapit, opozita lodhet se nuk e ka përnjëmend, nuk e ka për qytetarët, nuk e ka për shtetin, ata janë lodhur vetëm kur kanë vjedhur, por do t’i lodhim edhe sonte, edhe më 9 shkurt. Ministri Sveçla u la vetëm sot nga prokuroria, ata thanë se s’kanë dorë në mbylljen e strukturave paralele. Ata prokurorë që nuk guxojnë, le të shkojnë, sepse vendi i tyre nuk është në prokurori, le të rrinë në shtëpi dhe nëse nuk i kryejnë detyrat, duhet të japin përgjegjësi… Neve nuk po na zënë sallat, e ata po detyrohen t’i anulojnë tubimet, sepse e dinë se nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve”, ka thënë Haxhiu. /Lajmi.net/