Haxhiu del para gjykatës për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka dal sot para gjykatës. Kjo për shkak se dyshohet se pati hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës para disa vitesh. Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj- Bujupi e Pal Lekaj, akuzohen se në shkurt të 2016-tës, kanë futur bombola të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës duke e…

Lajme

21/11/2024 13:44

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka dal sot para gjykatës.

Kjo për shkak se dyshohet se pati hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës para disa vitesh.

Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj- Bujupi e Pal Lekaj, akuzohen se në shkurt të 2016-tës, kanë futur bombola të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës duke e kryer veprën penale armëmbajtje pa leje.

Aktakuza ka të bëjë me kohën kur partitë atëherë në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kundërshtonin marrëveshjen Kosovë – Mali i Zi për demarkacionin e kufirit dhe marrëveshjen Kosovë – Serbi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.