Haxhi Shala i Nismës do ta drejtojë Komisionin për Siguri

Nisma për Kosovën  ka vendosur që kryetar i komisionit të vetëm parlamentar që e drejton, ai për Punë të Brendshme –Siguri dhe mbikëqyrej të FSK-së të jetë deputeti Haxhi Shala.

Lajme

28/09/2017 15:27

Këtë e ka konfirmuar Shala për lajmi.net.

“Është vendosur që komisionin për siguri ta drejtojë unë”, ka thënë Shala.

Ky deputetë i cili në legjislacionin e kaluar ka udhëheq Komisionin për AKI-në, ka thënë se Nisma për Kosovën ka dërguar në Kuvend të gjithë emrat për nënkryetar dhe anëtarë të komisioneve.

Votimi i anëtarëve të komisioneve parlamentare pritet të bëhet sonte në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit./Lajmi.net/