Haskuka tregon se pse i dëboi partitë politike

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thirrur sot konferencë për media për të sqaruar akuzat e degës së LDK’së në Prizren, ku në këto akuza thuhej se kryetari me arrogancë dhe shantazh i ka dëbuar nga zyrat ku veprojnë që pothuajse 20 vjet.

Lajme

08/04/2021 20:51

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thirrur sot konferencë për media për të sqaruar akuzat e degës së LDK’së në Prizren, ku në këto akuza thuhej se kryetari me arrogancë dhe shantazh i ka dëbuar nga zyrat ku veprojnë që pothuajse 20 vjet.

Haskuka në konferencë për media ka thënëë se partitë politike në Prizren kanë qëndruar në ato objekte për më shumë se 10 vjet dhe kanë paguar çmime jo të arsyeshme në vlerë prej 1 euro në muaj. E në disa raste, sipas tij, edhe këtë shumë nuk e kanë paguar fare.

E sipas Haskukës, Komuna e Prizrenit ka humbje ekonomike dhe nuk mund të lejojë që të ndodhin gjëra të tilla. Me një kalkulim hipotetik, Haskuka ka thënë se nga ato objekte Komuna e Prizrenit humb rreth 2 milionë euro në vit.

“Shumica e objekteve që janë në shfrytëzim të partive politike, janë në qendrën historike dhe janë me kontrata të drejtpërdrejta me vlerë prej 1 euro në muaj. Nëse marrim parasysh që lokalet e shfrytëzuara janë rreth 1300 metra katror dhe çmimi optimal në qendrën e qytetit është rreth 1-2 euro për metër katror, atëherë Komuna për çdo muaj ka humbje prej rreth 15,600 euro apo në vlerë prej rreth 187 mijë euro në vit. Nëse marrim parasysh që këto hapësira po shfrytëzohen për më shumë se 10 vjet nga partitë politike, atëherë dëmi ekonomik i shkaktuar ndaj qytetarëve të Komunës së Prizrenit është rreth 2 milionë euro”, ka thënë Haskuka.

Më poshtë mund të gjeni deklaratën e kryetarit Haskuka lidhur me objektet komunale, që janë në shfrytëzim të partive politike:

Të dashur qytetarë,

Sot Kuvendi Komunal u bllokua nga asamblistët e disa partive politike, të cilët reaguan për shkak se Komuna e Prizrenit po zbaton ?????? ??. ??/?-??? ??̈? ???̈???? ??̈ ???????̈??? ??? ??̈?????? ? ?????̈? ??̈ ??????????? ??̈ ??????̈?.

Sot ishim dëshmitarë që disa nga asamblistët edhe një herë dolën në kundërshtim të zbatimit të ligjit, duke kushtëzuar detyrat e tyre ligjore si asamblist, për të parandaluar zbatimin e ligjit. Unë si kryetar i Komunës së Prizrenit, jam i obliguar që të kujdesem për pronën komunale dhe t’i zbatoj ligjet në fuqi.

Me këtë rast dua të tregoj një kronologji të dhënies në shfrytëzim të pronave të Komunës së Prizrenit tek partitë politike:

Partitë politike për më shumë se 10 vite janë duke qëndruar në këto objekte, për të cilët kanë paguar çmime jo të arsyeshme ekonomike, ??̈ ?????̈ ???? ? ???? ??̈ ????, ndërkaq në disa raste edhe këtë shumë qesharake nuk e kanë paguar fare.

Tek ajo se sa e madhe është humbja ekonomike e Komunës së Prizrenit, do të vij pak më vonë, por më lejoni që së pari të theksoj se e gjithë kjo procedurë për largimin e partive politike nga objektet komunale ??? ?̈????̈ ??̈?????̈ ? ???? ?????????, ??? ? ?????? dhe edhe pse asamblistët bazohen në një vendim të miratuar në Kuvendin Komunal, të datës dhjetor 2005, pas këtij vendimi, përkatësisht në vitin 2012 është miratuar Ligji Nr. 04/L-144 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, kurse ky ligj është plotësuar në vitin 2019. Me këto ligje, kontratat e partive politike për shfrytëzim të pronave komunale nuk kanë qenë valide dhe nuk mund të vazhdohen, por duhet të jepen me procedura të hapura të ankandit publik.

Me marrjen e mandatit si kryetar, në vitin 2018 kam kërkuar shfuqizimin e vendimit të Kuvendit Komunal, i cili ka qenë në kundërshtim me ligjin, sepse nëse një vendim komunal është në kundërshtim dhe bie ndesh me dispozitat ligjore, ajo nuk ka vlefshmëri.

????? ?̈????̈ ??? ??̈ ??????, ??? ???? ??? ???????̈ ????????.

Për këtë çështje, ne kemi pasur vërejtje edhe nga auditori në vitin 2019, e po ashtu edhe në vitin 2020. Madje më lejoni të theksoj se për të njëjtën çështje kanë filluar procedurat hetimore ndaj ish kryetarit të Komunës, ekskluzivisht për dhënie të këtyre objekteve në shfrytëzim nga viti 2013 deri në vitin 2018.

Si Komunë e Prizrenit, pas hyrjes në fuqi të ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të vitit 2019, ne kemi pritur që të dalin edhe aktet nënligjore që rrjedhin nga ky ligj dhe të gjejmë një zgjidhje për këtë çështje.

Përveç kësaj, ne kemi pritur që të të përfundojnë kontratat e të gjitha partive politike dhe pastaj të nisim procedurat ligjore për lirimin e objekteve komunale. Thënia që “po i luftoj partitë politike” nuk është e vërtetë, ngase në këtë drejtim edhe partia ime, Lëvizja Vetëvendosja, por edhe partitë tjera të koalicionit i kanë marrë vendimet e njëjta për lirimin e objekteve.

Vitin e kaluar, në muajin mars, pra para një viti, partitë politike kanë marrë njoftimet për lirimin vullnetar të këtyre objekteve dhe kanë pasur më shumë se një vit që të gjejnë një objekt tjetër. Por ata nuk e kanë realizuar një gjë të tillë, ndërkaq për shkak të situatës pandemike, ne nuk e kemi bërë largimin e tyre.

Pra, ata me vullnet nuk kanë pranuar që ta zbatojnë ligjin. Për këtë arsye, së fundmi, më 2 prill tek partitë politike është dërguar vendimi për lirimin e këtyre objekteve. Ligji parasheh që nëse nuk bëhet lirimi vullnetar, bëhet “lirimi i dhunshëm”, i cili është vetëm një term juridik sipas ligjit.

Ndërkaq, nëse kalojmë tek çmimet dhe dëmi ekonomik që iu është shkaktuar qytetarëve të Komunës së Prizrenit, dua të theksoj se:

??????? ? ????????? ??̈ ????̈ ??̈ ???????̈??? ??̈ ??????? ????????, ????̈ ??̈ ??????̈? ????????? ??? ????̈ ?? ???????? ??̈ ???????̈??????? ?? ?????̈ ???? ? ???? ??̈ ????. ??̈?? ?????? ???????? ??̈ ??????? ? ???????̈????? ????̈ ????? ?????? ??? ?̧???? ??????? ??̈ ??????̈? ? ??????? ?̈????̈ ????? ?? ???? ??̈? ????̈? ??????, ???̈????̈ ?????? ??̈? ?̧?? ???? ?? ?????? ???? ????? ??,??? ???? ??? ??̈ ?????̈ ???? ????? ???,??? ????̈ ???? ??̈ ???. ??̈?? ?????? ???????? ??̈ ??̈?? ????̈???? ?? ???????̈????? ??̈? ??̈ ?????̈ ?? ?? ???? ??? ???????̈ ????????, ???̈????̈ ??̈?? ???????? ? ????????? ???? ????????̈?? ??̈ ??????̈? ??̈ ????????? ?̈????̈ ????? ? ???????̈ ????!

Me këtë rast dua të theksoj se jemi ndër komunat që kemi liruar më së shumti prona publike, nga rruga “Qenë Qenaj”, “Fahredin Hoti”, objektet e ish-Turist Kosova e shumë objekte të tjera, që i kemi liruar brenda mandatit 3 vjeçar. Vetëm në vitin 2018, nga shfrytëzuesit ilegalë apo uzurpuesit, kemi liruar prona publike në hapësirë prej mbi 2 hektarë.

?? ????? ??̈ ?????? ??̈ ??????? ?? ???̈ ??? ??? ?????̈? ?????̈ ?????? ????????, ????̈ ??? ?? ?????? ??̈??? ???? ?????? ???, ??̈????? ????̈????????, ? ???? ? ???? ????? ? ????. ??? ???????? ????̈ ??̈? ??̈ ?????? ???????̈ ????????!

Unë kam pasur takime me përfaqësuesit e çdo partie politike, ua kam shpjeguar situatën dhe i kam njoftuar se edhe mosveprimi sipas ligjit paraqet shkelje të ligjit. I kam njoftuar se unë nuk mund të bëj shkelje ligjore duke mosvepruar apo në formën siç po e kërkojnë ata.

Në takim po ashtu kam shprehur që nëse ata nuk kanë fonde për pagesë të qirasë së objekteve të tyre (e që nuk është e vërtetë, sepse partitë politike financohen nga KQZ-ja me Ligjin për Partitë Politike), në Kuvendin Komunal mund të merret një vendim për subvencionimin e tyre. Në këtë rast, pronat komunale lirohen, e partitë politike mund të subvenciohen për qira. Mirëpo edhe këtë nuk e kanë pranuar.

Pra, të dashur qytetarë, edhe një herë po e ceki se, nuk mund të bëhet bashkëpunim me partitë politike, duke e shkelur ligjin! Unë si kryetar jam i hapur për të gjithë, e për të gjetur zgjidhje, por bllokimi i Kuvendit Komunal për ta shkelur ligjin, nuk është as i arsyeshëm, e as juridik.

Prandaj i ftoj asamblistët që t’i kryejnë detyrat e tyre, ngase qytetarët i kanë votuar ata për të qenë në Kuvendin Komunal e për t’i miratuar aktet që janë në interes të Komunës. Mos ta kushtëzojnë punën e tyre, e cila duhet të jetë punë sipas ligjit, me mosrespektim të ligjeve!/Lajmi.net/