Haskuka jep një lajm të mirë për prizrenasit
Ministria e Shëndetësisë i ka propozuar Qeverisë së Kosovës masat e reja kufizuese kundër COVID-19.
Lajme
Ministria e Shëndetësisë ka propozuar që masat të lehtësohen për disa sektorë, duke vënë në theks edhe zgjatjen e orarit të qarkullimit në bazë të masave nëpër komuna me rrezik të ulët, të mesëm e të lartë.
E ky lajm ka gëzuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se komuna që ai drejton nga nesër do të jetë me rrezikshmëri të ultë dhe me masat e reja gastronomia dhe gjithë operatorët ekonomikë do të punojnë deri në orën 22:00.
Postimi i plotë i Haskukës, pa ndërhyrje:
Sot edhe një lajm I mirë ?
Prizreni vazhdon të jetë ndër komunat me rrezikshmëri të ultë dhe me masat e reja gastronomia dhe gjithë operatorët ekonomik do të punojnë deri në orën 22:00. Vendimi i qeverisë hyn në fuqi nga nesër.
Vazhdojmë me masa individuale
Maska- Distancë-Higjienë. /Lajmi.net/