Hashim Thaçi tash premton krijim të vendeve të reja të punës

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se do të vazhdojë të angazhohet për paga më të mira për familjet kosovare. Thotë se pas rritjes së pagave prej 25 për qind për të gjithë, tani misioni i tij i ri do të jetë krijimi i vendeve të reja të punës.

Lajme

12/03/2014 08:13

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se pas rritjes së pagave misioni i tij do të jetë krijimi i vendeve të punës.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, ka shkruar sot në Facebook, se do të vazhdojë të angazhohet për paga më të mira për familjet kosovare.

“Unë kam premtuar gjithmonë paga të mira për familjet kosovare”.

“Dje ne morëm një hap tjetër përpara. Pagat do të rriten 25% për të gjitha kategoritë e shërbyesve publikë, përfituesit e skemave sociale, pensionistët, familjet e dëshmorëve”.

“Misioni i ri i Kosovës do të jetë krijimi i vendeve të reja të punës dhe sigurimi i pagave më të mira për familjet kosovar”.

Ai në llogarinë e tij ka postuar edhe një foto nga takimi i djeshëm me përfaqësuesit e sindikatave, në prani të të cilëve firmosi vendimin për rritjen e pagave në masë 25 për qind për të gjithë shërbyesit civil në Kosovë.