Hashim Thaçi për Era Istrefin: Zëri i Kosovës në botë

Presidenti, Hashim Thaçi pak më parë e ka dekoruar artisten Era Istrefi me medaljen Presidenciale të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

ShowBiz

20/07/2018 13:41

Thaçi e ka vlerësuar lartë talentin e këngëtares Istrefi i cili po ashtu ka thënë edhe fjalë tejet të mira për të, shkruan lajmi net.

Ndërkaq, me postimin e fundit të publikuar në rrjete sociale ai e quan atë: “Zëri i Kosovës në botë”.

Theksojmë se Era viteve të fundit ka arritur të bëhet mjaft e suksesshme e që së fundmi ishte pjesë e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, me këngën “Live it up” me Nicky Jam dhe Will Smith. /Lajmi.net/