Hashim Thaçi ka qenë në Mal të Zi (Foto)
Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka udhëtuar urgjent për në Malin e Zi. Ishte raportuar se Thaçi do të do të marrë pjesë në një takim, ku po trajtohet çështja e demarkacionit në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.

Lajme
Por, ende asgjë zyrtare. Ndërkohë gjatë qëndrimit ai ka darkuar me disa qytetarë.
Në disa foto shihet Hashim Thaçi se ka qëndruar në Tuz të Malit të Zi dhe ka darkuar me disa qytetarë.
Thaçi në Tuz të Malësisë ka darkuar me kryetarin e Shoqatës Atdhetare Malësia dhe ish-Ministrin e Pakicave në Mal të Zi, Luigj Luncaj.
Bashkë me Thaçin ishte edhe deputeti i PDK-së dhe ish- Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj./GazetaExpress/