Hashani i KEK-ut e pranon se vetë paralajmëruan kolapsin energjetik: Pati pasiguri nga ekipi i TC “Kosova A”
Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, ka pranuar se ishte vetë kjo korporatë që paralajmëroi kolapsin energjetik mëngjesin e sotëm. Në një konferencë për media, Hashani tha se pati një pasiguri nga ekipi i Termocentralit Kosova A në deklarimin e mëngjesit të sotëm për kapacitetin e prodhimit. Por thotë se kjo deklaratë është korrigjuar në…

Lajme
Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, ka pranuar se ishte vetë kjo korporatë që paralajmëroi kolapsin energjetik mëngjesin e sotëm.
Në një konferencë për media, Hashani tha se pati një pasiguri nga ekipi i Termocentralit Kosova A në deklarimin e mëngjesit të sotëm për kapacitetin e prodhimit.
Por thotë se kjo deklaratë është korrigjuar në ndërkohë.
“Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ta keni këtë të qartë. Ne e kemi deklaruar në mëngjes kapacitetin e prodhimit që kemi parashikuar për nesër, ka pasë një pasiguri nga ekipi i termocentralit Kosova A për të deklaruar atë kapacitet për nesër”.
“Kjo është keqkuptuar, janë dhënë deklarata të ndryshme, më të cilat ne nuk merremi me to. [Deklaratat] që KEK-u nuk prodhon asnjë megavat pas 25 viteve, nuk janë të vërteta dhe kemi bërë atë korrigjim të deklarimit të kapaciteteve që njësia A3 do t’i prodhojë edhe nesër. KESCO-n e kemi partner strategjik”.
“Ne do të prodhojmë energji elektrike nesër, nuk importohet energjia nesër 100%’’, ka thënë Hashani.