Hasani pret dëshmi të rëndësishme të James Rubin për UÇK-në dhe ish-udhëheqësit e Kosovës
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se dëshmia e ish-ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, e cila pritet të mbahet nesër, do të tregojë mbështetjen e tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-udhëheqësit politikë të vendit. Sipas Hasanit, dëshmia e Rubin do të përçojë qartë se Hashim Thaçi, Kadri…

Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se dëshmia e ish-ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, e cila pritet të mbahet nesër, do të tregojë mbështetjen e tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-udhëheqësit politikë të vendit.
Sipas Hasanit, dëshmia e Rubin do të përçojë qartë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Krasniqi dhe Jakup Krasniqi nuk kanë kryer asnjë krim. Ai beson se kjo do të rrëzojë të gjitha akuzat e prokurorisë, të cilat sipas tij, janë bazuar në pretendime të ulëta dhe të dëmshme.
“Kjo tregon vullnetin e tij që të dëshmojë për një ushtri çlirimtare të Kosovës, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Krasniqin dhe Jakup Krasniqin që ata nuk kanë bërë asnjë krim, si luftë dhe UÇK. Ai dëshmon se kemi qenë bashkë edhe aleatë në luftë , kena qenë pjesëmarrës bashkë çdo veprim i UÇK-së është aleat i NATO-s, bashkë me NATO-n është bërë edhe liria dhe çlirimi i Kosovës. Ai me dëshminë e vet do të dëshmojë para trupës gjykues, mbrojtjen e tij që do t’i hudhë poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë, ato që i kanë prezantu lloj lloj njeri, që ka ardh me pretendime të ulëta, të dëmshme”, tha Hasani për rtv21.