Hasani: Kurti ka mbrojtur ministra të korruptuar, Thaçi asnjëherë nuk e ka mbrojtur Limajn
Kandidati për deputet i PDK-së, Nait Hasani ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka luftuar korrupsionin, përkundrazi sipas tij e ka stimuluar. Ai tha se kryeministri, Albin Kurti ka mbrojtur ministra dhe agjenci që kanë bërë korrupsion dhe siç tha ai asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë nga një kryeministër tjetër. Hasani…
Lajme
Kandidati për deputet i PDK-së, Nait Hasani ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka luftuar korrupsionin, përkundrazi sipas tij e ka stimuluar.
Ai tha se kryeministri, Albin Kurti ka mbrojtur ministra dhe agjenci që kanë bërë korrupsion dhe siç tha ai asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë nga një kryeministër tjetër.
Hasani në Tëvë1 tha se ish-presidenti, Hashim Thaçi asnjëherë nuk e ka mbrojtur Fatmir Limaj kur ishte akuzuar për korrupsion, pasi siç tha ai ia ka lënë në dorë të drejtësisë.
“Korrupsioni nuk është luftu, përkundrazi është stimulu, janë mbrojt ministrat, janë mbrojt agjencitë që kanë bërë korrupsion nga kryeministri. Unë asnjëherë nuk kam parë një kryeministër të mëhershëm që ka dal dhe ka mbrojtur ministrin e vetë ose agjencitë e ndryshme kur kanë bërë ndonjë keqpërdorim. Hashim Thaçi nuk e ka mbrojt Fatmir Limën kur e kanë hetu, atëherë ka qenë kryeministër. Nuk e ka mbrojtur, drejtësi le të merret. Asnjë fjalë nuk e ki të Thaçit për Limajn, e ka pasur kolegë të luftës, bashkëpartiak, është kthy nga Haga fitues dhe nuk e ka mbrojt. A ka pasur drejtë më mbrojt? Po, por ia ka lënë drejtësisë”, ka thënë ai.