Harrison Ford i mbijeton rrëzimit nga avioni! (FOTO)

Harrison Ford, është rrëzuar deri sa ishte duke pilotuar me një avion të vogël luftarak. Bëhet e ditur se tani është në gjendje stabile në spital

ShowBiz

06/03/2015 11:30

Siç raportohet, aktori ishte duke pilotuar me aeroplanin e vogël luftarak, me të cilin është rrëzuar në një fushë golfi në Venice, Kaliforni,

Ndërkaq oficerët nga departamenti i zjarrfikësve konfirmojnë se aktorin 72 vjeç e kanë gjetur jashtë aeroplanit në gjendje jo shumë të keqe shëndetësore dhe ishte “vigjilent, i vetëdijshëm dhe merrte frymë” gjatë dërgimit në spital.

“Harrison, sot ishte duke pilotuar aeroplanin luftarak WW2, i cili pati probleme me motorin dhe aeroplani i është fikur. Ai nuk kishte zgjidhje tjetër pos që të bënte një ulje emergjente në tokë, të cilin ai e bëri në mënyrë të sigurt”, ka thënë përfaqësuesi i aktorit.

“Ai është përplasur në tokë dhe tani gjendet në spital duke marrë kujdesin mjekësor. Plagët e marra nuk janë kërcënuese për jetën e tij dhe pritet që ai të shërohet së shpejti”.

E për këtë rast ka shkruar edhe djali i tij, ai përmes një postimi në Twitter ka treguar se Harrison është njeri shumë i fortë. “Në spital. Babi është mirë. I goditur, por mirë! Ai është nga pak çdo njëri të cilin ju mendoni se është. Ai është një njeri shumë i fortë”, ka shkruar djali i tij në Twitter, Ben Ford. Lajmi.net

0305_harrison_ford_flying-fameflynet_split

0305_plane_and_runway_fox

0305_harrison_ford_crash_scene_launch_3