Hargreaves: Werner perfekt për Chelsea, do të përshtatej edhe te Man Utd
Timo Werner vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Sport
Ylli i kombëtares së Gjermanisë, Timo Werner, është lojtari që po komentohet më së shumti gjatë ditëve të fundit.
‘Sky Sports’ dhe ‘Bild’ raportonin për një marrëveshje të kryer mes Werner dhe Chelsea, dhe që atëherë, lojtari është në faqet kryesore të medieve sportive.
Lidhur me sulmuesin e Leipzig ka komentuar edhe Owen Hargreaves, i cili e sheh këtë si një lëvizje të mirë, por ai beson se gjermani do të përshtatej edhe te Manchester United.
“Mendoj se Timo Werner është perfekt, unë mendoj se ai do të ishte perfekt edhe për Man United po ashtu, por unë mendoj se është brilant për Frank Lampard dhe Chelsea”, ka thënë Hargreaves, transmeton lajmi.net.
“Një golashënues i vërtetuar, por gjëja kurioze për mua është se si ai do të përshtatet me Tammy Abraham, sepse më pëlqen loja e tammy dhe unë mendoj se ka qenë i shkëlqyer”, shtoi ish mbrojtësi i United e Bayern Munich.
“Kështu që, ndoshta Werner mund të luajë në krahun e majtë, por ata kanë shumë lojtarë në atë pozitë, me Odoi e Pulisic gjithashtu në ekuacion”, ishin disa nga komentet e Hargreaves.
Chelsea thuhet të ketë paguar plot 60 milionë euro për kartonin e lojtarit gjerman. /Lajmi.net/