Harden ka një mesazh për Dybalan, ky i fundit reagon menjëherë

Një nga lojtarët më të mirë të basketbollit, James Harden, ka publikuar së fundmi një video ku shihet duke përshendetur Paolo Dybalën.

Sport

12/02/2021 20:32

Harden, i njohur ndryshe edhe me nofkën ‘The Beard’ apo ‘Mjekrra’ ka bërë një video ku ka përshëndetur publikisht lojtarin Paolo Dybala dhe i ka uruar fat të mirë gjatë sezonit.

“Çkemi Dybala. Si jeni? Unë jam ‘Mjekrra’ dhe jam një fans i zjarrtë i juaji. Paq fat në pjesën e mbetur të sezonit”, ishte mesazhi i basketbollistit, transmeton lajmi.net.

Përgjigja e Dybala ishte e menjëhershmee. Ai, përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter, falënderoi lojtarin amerikan për mbështetjen dhe e përgëzoi atë për fanellën e veshur në video.

“Faleminderit për mbështetjen! Në çdo rast, ajo fanellë të duket mirë”, ishte përgjigja e lojtarit./Lajmi.net/