Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë rreth 4,700 euro në Aeroportin e Prishtinës

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në bagazhin e një udhëtari të huaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Sipas njoftimit të Doganës, rasti është identifikuar më 12 tetor 2026, gjatë kontrolleve rutinore të udhëtarëve që kalojnë përmes kanalit të gjelbër. Zyrtarët doganorë, pas dyshimeve të ngritura nga imazhet e skanerit, kanë vendosur që…

Lajme

14/10/2026 13:29

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në bagazhin e një udhëtari të huaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Sipas njoftimit të Doganës, rasti është identifikuar më 12 tetor 2026, gjatë kontrolleve rutinore të udhëtarëve që kalojnë përmes kanalit të gjelbër.

Zyrtarët doganorë, pas dyshimeve të ngritura nga imazhet e skanerit, kanë vendosur që bagazhi i udhëtarit t’i nënshtrohet kontrollit fizik.

Gjatë kontrollit janë gjetur pesë pjesë dhe komponentë elektronikë të dedikuar për sistemet e skanimit me tomografi të kompjuterizuar (CT), përfshirë pllaka elektronike dhe module të prodhuara nga Siemens dhe Philips.

Vlera doganore e këtyre mallrave, pa përfshirë detyrimet dhe taksat, vlerësohet të jetë rreth 4,700 euro.

Për shkak të mosdeklarimit të mallrave, në kundërshtim me dispozitat e nenit 244 të Kodit për Doganor dhe të Akcizave, ndaj rastit është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.

Mallrat e gjetura janë vendosur nën mbikëqyrjen doganore, ndërsa procedurat e mëtejshme do të zhvillohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet e bazuara në vlerësimin e rrezikut për të parandaluar dhe identifikuar parregullsitë doganore në pikat e hyrjes në vend. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: