Haradinaj:Zërat po shtohen se kufiri është në Çakorr dhe Zhlep
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka përshëndetur shtimin e zërave të deputetëve kundër Demarkacionit me Malin e Zi në ditët e fundit.
Lajme
“I përshëndes qendrimet parimore të deputetëve që e kanë kuptuar drejt situatën rreth kufirit dhe dëmin teritorial që u shkaktua nga ajo marrëveshje po thuajse e fshehur e komisionit qeveritar dhe u nënshkrua nga perfaqësuesit e shtetit tonë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social, transmeton Gazeta Express.
“Në fund të fundit deputeti nuk i jep llogari qeverisë, por qeveria deputetit, e deputeti popullit që i ka dhënë besimin për përfaqësim…”, thuhet ndër të tjera shkrimin e Haradinajt në Facebook.
Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt në rrjetin social:
“Ditëve të fundit po shtohen zërat e deputetëve kundër Demarkacionit me Malin e Zi.
Tash e sa muaj jemi fyer dhe kritikuar ashpër se AAK po shpif kauza fallco për të mbetur në skenë, biles ka pas raste deri në akuza të nivelit te ulët se dikush po i ruan livadhet e veta.
Edhe një herë i përshëndes qendrimet parimore të deputetëve që e kanë kuptuar drejt situatën rreth kufirit dhe dëmin teritorial që u shkaktua nga ajo marrëveshje po thuajse e fshehur e komisionit qeveritar dhe u nënshkrua nga perfaqësuesit e shtetit tonë.
Në fund të fundit deputeti nuk i jep llogari qeverisë, por qeveria deputetit, e deputeti popullit që i ka dhënë besimin për përfaqësim, andaj i lus kolegët e mi që të kenë në konsiderat atë që ju dha besimin “popullin” e jo ata që e krijuan këtë situatë.
Zërat po shtohen se kufiri është në Çakorr dhe Zhlep.
Ky është lajm i mirë për të gjithë.”