Haradinaj: Kosova po kalon në ditë të errëta, na duhet dritë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet komunale, u shpreh falënderues për të gjithë përkrahësit e kësaj partie. Në fjalën e tij, Haradinaj tha se me kandidaturën e AAK-së, ka shpresë për komunat e Kosovës. “Një pamje që të jep shpresë, edhe na bind që për Kosovën do të ketë…

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet komunale, u shpreh falënderues për të gjithë përkrahësit e kësaj partie.
Në fjalën e tij, Haradinaj tha se me kandidaturën e AAK-së, ka shpresë për komunat e Kosovës.
“Një pamje që të jep shpresë, edhe na bind që për Kosovën do të ketë dritë, për komunat do të ketë dritë, për komunat e Kosovës do të ketë dritë. Kosova po i kalon në ditë të errëta, na duhet dritë. Nuk jeni vetëm parti politike. Emrat e kolegëve të nderuar, janë më shumë se parti politike, jeni qeverisja e mirë, qeverisja e duhur për qytetarët tuaj, për komunat tuaja. Ju jepi dritë përmes qeverisjes, jepni shpresë, jepni jetë qytetarëve tuaj, komunës suaj”, tha Haradinaj.