Haradinaj zyrtarizon Mumin Morinën si kandidat për deputet
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zyrtarizuar Mumin Morinën, inxhinierin e hidros si kandidat për deputet. Haradinaj ka thënë se Morina ndër vite ka punuar për të siguruar ujin e pijshëm për vendin, përmes projektimit, zhvillimit dhe menaxhimit të projekteve të infrastrukturës hidroteknike. Morina ka qenë Drejtor Teknik Rajonal në KRU “Hidromorava” Gjilan dhe si…
Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zyrtarizuar Mumin Morinën, inxhinierin e hidros si kandidat për deputet.
Haradinaj ka thënë se Morina ndër vite ka punuar për të siguruar ujin e pijshëm për vendin, përmes projektimit, zhvillimit dhe menaxhimit të projekteve të infrastrukturës hidroteknike.
Morina ka qenë Drejtor Teknik Rajonal në KRU “Hidromorava” Gjilan dhe si Hidroinxhinier Kryesor në “Hidroteknika” Gjilan.
“Në Qeverinë e Aleancës, furnizimi me ujë për qytetarët e Kosovës, sipërmarrësit dhe bujqit do të zgjidhet përfundimisht. Ashtu siç do ta zgjidhim një herë e përgjithmonë edhe trajtimin e ujërave të zeza, duke e ngritur Kosovën në standard të zhvillimit dhe mirëqenies. Kjo do të realizohet përmes ndërtimit të shtatë digave të reja dhe ngritjes së impianteve të reja të trajtimit të ujërave në komunat më të vogla. Mumin, Kosova ka nevojë për ty! Të uroj fat në garën për deputet”, ka shkruar Morina. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: