Haradinaj vlerëson se spitalet private në Kosovë, po avancojnë shëndetësinë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se spitalet private po ndikojnë në avancimin e shëndetësinë në Kosovë.
Lajme
Këto komete ai i ka bërë gjatë pjesëmarrjes në përurimin e një spitali privat.
Postimi i plotë i tij:
Ishte kënaqësi të isha pjesë e promovimit të shërbimeve të reja klinike në Spitalin Sirona.
Doktor Shefqet Lulajt që drejton këtë institucion dhe shumë profesionistëve tjerë të mjekësisë nga vendi që janë pjesë e këtij spitali, u urova suksese në punën e tyre.
Të arriturat në sektorin privat, janë një shtysë e madhe për avancimin e shëndetësisë në vend./Lajmi.net/