Haradinaj uron Dua Lipën: Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Dua Lipën pas suksesit të madh në Grammy.

Lajme

11/02/2019 09:41

Ramush Haradinaj ka uruar Dua Lipën pas suksesit të madh në Grammy.

Kryeministri i Kosovës me një postim në Facebook ka lavdëruar këngëtaren kosovare pasi fitoi dy çmime të mëdha në ceremoninë e Grammy.

Postimi i plotë nga Haradinaj: 

Dy herë fituese e çmimit prestigjioz Grammy Awards, Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. Urime Dua! Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd. /Lajmi.net/