Haradinaj: Tronditës lajmi për tragjedinë në Koçan, qëndrojmë pranë popullit të RMV-së në këtë ditë të rëndë për ta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush haradina,j ka thënë se lajmi për tragjedinë në Koçan ishte tronditës, derisa u ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi. “Tronditës lajmi për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut! Ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e…

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush haradina,j ka thënë se lajmi për tragjedinë në Koçan ishte tronditës, derisa u ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi.
“Tronditës lajmi për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut! Ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Të lënduarve shërim të shpejtë. Qëndrojmë pranë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë ditë të rëndë për ta!”, ka shkruar Haradinaj.
Nga kjo tragjedi në Koçan mbetën të vdekur, sipas autoriteteve atje, 59 persona derisa mbi 155 janë të lënduar.