Haradinaj: Trepça do të mbështetet edhe nga opozita

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar se nesër do ta përkrahin pozitën në lidhje për ligjin për ndërmarrjet publike.

Lajme

18/01/2015 17:57

Nesër Kuvendi do të mbajë seancë ku do të diskutohet ndryshimi i Ligjit për ndërmarrjet publike vendim ky i marrë nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ndërmarrjen Trepça ta marrë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe ta kthej atë në pronësi të shtetit.

Haradinaj thotë se dita e nesërme padyshim që është njëra nga ditët që qeveria sjell në Parlament një projektligj për amandamentim, për të cilin do të ketë përkrahje edhe nga partitë opozitare. Por, ai ka tre pyetje që i parashtron qeverisë lidhur me ndërmarrjen Trepça.

“Fjala është për Trepçën, që duhet t’i ndërrohet statusi dhe t’i kthehet shtetit (në ndërmarrje publike), por këtu duhet të parashtrohen tri pyetje: A do të përfshihen të gjitha asetet e Trepçës në këtë Ligj, apo vetëm miniera e Trepçës?; kush do të jetë bartës i obligimeve në të kaluarën e Trepçës, dhe sa është kostoja e tyre? A është ky ligj për të gjitha ndërmarrjet shoqërore për tu bartur në asete publike, apo vetëm për Trepçën?,” ka shkruar Haradinaj në Facebook.